Ajo bëri histori duke u nominuar për herë të parë në dy kategori për çmimet “Grammy 2019”.
Dhe artistja shqiptare, Dua Lipa, bëri që edhe njëherë e gjithë vëmendje të kthehet nga ajo, duke iu referuar këtij suksesi.
Për momentin, Dua ndodhet bashkë me të atin e saj në New York, për shkak të eventeve në të cilat po merr pjesë atje.
Këngëtarja së fundmi ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram disa fotografi, ku shfaqet mjaft atraktive, teksa pozon në New York.
Ajo duket mjaft tërheqëse në një fustan të shkurtë blu, mbuluar me një xhaketë pellushi bardhë e zi.
Syzet e kuqe janë detaji që përsosin stilin e saj, për çka edhe artistja shqiptare është e njohur.
Ndërkohë, pëlqimet dhe komentet e shumta nga fansat nuk kanë munguar.
Dua konkurron për dy çmime në “Grammy Awards 2018”, atë të “Këngës më të mirë ritmike” dhe “Artisten e re më të mirë”, në po të njëjtën kategori që është nominuar edhe shqiptarja tjetër e famshme, Bebe Rexha. /Telegrafi/