Telegrafi

Dua Lipa poston pjesë nga fjalimi i Edi Ramës në Këshillin e Evropës

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dje (e mërkurë) i është drejtuar Këshillit të Evropës për të kërkuar rishikimin e raportit të Dick Martyt dhe për të shpallur të pabaza akuzat e tij për trafikim të organeve njerëzore gjatë Luftës Çlirimtare në Kosovë.

Mes tjera në fjalën e tij, Rama tha se Shqipëria mbështet pa rezerva kërkesën e Kosovës për t’u bashkuar me Këshillin e Evropës dhe këtë duhet ta bëjnë edhe shtetet e tjera dhe atë sa më parë.

Fjalimi i Ramës përveç që ngjallur reagime të shumta nga pozita dhe opozita në Kosovës, ka marrë vëmendjen edhe të yllit shqiptar me famë botërore, Dua Lipa.

Foto: Dua Lipa/Instagram

Artistja nga Kosova ka shpërndarë një pjesë të këtij fjalimi në InstaStory të llogarisë së saj në Instagram.

“Më lër të lirë, liberalizimi i vizave”, ka shkruar Dua në mbishkrimin e postimit duke etiketuar Ramën.

Foto: Dua Lipa/Instagram

Kujtojmë që 27-vjeçarja ka qenë çdo herë e zëshme në çështjet që lidhen me shqiptarët, përfshirë edhe liberalizimin e vizave për Kosovës.

Madje, në edicionin e këtij viti të festivalit “Sunny Hill” që organizohet nga Dua dhe babai i saj, Dukagjin Lipa bën edhe kampanjën me moton #Setmefree” (më lër të lirë) duke kërkuara që qytetarët e Kosovës të kenë të drejtën e lëvizjes së lirë. /Telegrafi/