Telegrafi

Dua Lipa po vjen më ndryshe në videoklipin e ri

Dua Lipa ka zbuluar më shumë rreth bashkëpunimit me Mark Ronsonin dhe Diplon.

Artistja shqiptare tashmë ndodhet në Prishtinë, ku gjatë ditës së nesërme do të performojë në festivalin “Sunny Hill”.

Por, ajo ka filluar të punojë edhe sa i përket albumit të dytë dhe këngëve që do të përmbajë ai.

Slik City është një grup i përbërë nga Ronson dhe Diplo, ku dyshja ka zbuluar rreth bashkëpunimit me Lipën.

Këngëtarja 22-vjeçare ka thënë se ndihet ‘shumë e ngazëllyer’ për këtë bashkëpunim.

“Është diçka ndryshe, por kjo më dërgon në një pjesë të muzikës së re që do të sjell në albumin tim”, tha zeshkania për Rolling Stone.

Lexo po ashtu Dua krenare me Ritën, Erën, e Majlindën: Dua që të gjithë t'i njohin talentët që vijnë nga Kosova

“Ka disa elemente rikthimi; është vallëzim, por është ende këngë pop. Sapo kam përfunduar xhirimet e videos. Për fat të keq nuk u xhiruar në Louvre, por në New Jersey”, shtoi ajo.

Ndryshe, bukuroshja jonë ka premtuar spektakël me performancën që do ta mbajë nesër (10 gusht) në Gërmi të Prishtinës. /Telegrafi/