Ylli shqiptar i muzikës ndërkombëtare, Dua Lipa, çdo gjë që e bën kujdeset që ta bëjë me shumë stil.
Prandaj edhe paraqitjet e saj janë gjithmonë unike dhe marrin vëmendjen e duhur si të fansave ashtu edhe medieve botërore.
Këngëtarja e famshme që ndiqet nga më shumë se 72 milionë ndjekës në Instagram, ka mahnitur edhe një herë me imazhet e reja.
Në një kostum të zi elegant, me sytjena po ashtu të zeza që i kombinoheshin në mënyrë perfektë me flokët e saj të gjata dhe të drejta, Dua dukej si gjithmonë joshëse.
26-vjeçarja pranoi mijëra komente nga ana e adhuruesve, të cilët janë gjithmonë aty për artisten që nuk i zhgënjen asnjëherë me paraqitjet.
Kujtojmë që së fundi Dua ka zbuluar data e turneut botëror të “Future Nostalgia”, që nisë në Amerikën veriore.
Këngëtarja kosovare me famë botërore ka munguar në eventin e madh të modës Met Gala që u mbajt të hënë (13 shtator).
Ndërkohë, Dua pak ditë më parë lansoi “remix”-in këngës “Cold Heart”, në bashkëpunim me Elton John dhe The Blessed Madonna. /Telegrafi/