Finalet e NBA-së në vitin 2020 vetëm sa u mbyllën në mes të tetorit, por për shkak të orarit të ndryshuar në ligë, sezoni 2020-21 tashmë filloi të martën pas një sezoni të shpejtë me një palë lojëra.
Të dy do të transmetohen në TNT, dhe DaBaby dhe Dua Lipa po ndihmojnë rrjetin që liga të fillojë gjërat siç duhet me një video të re promovuese.
“Ky është sezoni, sezoni i të besuarit. Nata e hapjes së NBA u jep shpresë të gjithëve. Çdo tifoz, çdo qytet, çdo skuadër, çdo lojtar. Ju shikoni atë vështrim. Kjo lojë na mban sytë lart. Aty është topi. Aty ndodhen pankartat. Sigurisht, ka një kohë për të goditur dyshemenë, por ndonjëherë, ju duhet ta tregoni gravitetin, ‘Mbajeni, mbajeni, mbajeni: Kam diçka për të bërë. Le të levitojmë”, ka thënë reperi DaBaby.
Klipi vazhdon me paraqitjen atraktive të Dua Lipës nga klipi “Levitating”, teksa shfaq edhe yjet e mëdhenj të NBA.
DaBaby më vonë përfundon videon duke u shprehur: “Shpresa është një lançuese. Ka fuqi në fuqizimin përpara, kështu që mbajeni kokën lart, sepse pas këtij viti, ndihem sikur të gjithë duhet të ngrejmë sytë lart. Është një sezon i ri i NBA në TNT”. /Telegrafi/