Site icon Telegrafi

Dua Lipa pjesë e fushatës së UNICEF-it për të drejtat e fëmijëve

Dua Lipa (Photo by Frederick M. Brown/Getty Images)

Ajo po tregon talent edhe në aktrim pos në muzikë që ka dëshmuar tashmë se është e zonja.

Dua Lipa së fundi i është bashkuar një numri të madh të personazheve që i janë bashkuar një kauze të madhe.

Në fakt, organizata UNICEF tash e sa vite organizon një fushatë në mbrojtje të të drejtave të fëmijëve.

Në Ditën Botërore të Fëmijëve, që është më 20 nëntor, të gjithë njerëzit në çdo vend duhet të vishen me ngjyrë të kaltër në mbështetje të çdo vogëlushit.

“Millie, zemër, çkemi? Kodi i kaltër, duhet të që të zgjedhim të kaltrën, në rregull?”, thotë ndër të tjerash Dua në videon e publikuar në llogarinë personale në Instagram.

Më pas Dua Lipa nis të performojë në studio një këngë dhe fjalët e së cilës janë “Dhe t’i shikon çdo gjë të kaltër”.

Lexo po ashtu Dua Lipa i bashkohet koncertit bamirës në Londër

Bukuroshja jonë u ka bërë thirrje gjithë njerëzimit që të mbështetin më fuqishëm të drejtat e të ardhmes sonë.

Ndryshe, 23-vjeçarja është duke punuar në projekte të reja muzikore që do t’i sjell me albumin e ri. /Telegrafi/

Exit mobile version