Telegrafi

Dua Lipa përzgjedh fotografi të veçanta për të uruar nënën në ditëlindjen e 50-të

Nëna e këngëtares së famshme shqiptare, Dua Lipës, Anesa Lipa, feston ditëlindjen.

Ajo ka mbushur 50 vite, gjersa me këtë rast nuk ka munguar një urim me plot fotografi nga e bija.

Krijuesja e hitit “Levitating” ka shpërndarë një sërë fotografish në rrjete sociale, si dhuratë për të përkujtuar kohën e tyre ndër vite.

Foto: Screenshot/Instagram

Në mesin e tyre nuk kanë munguar edhe disa imazhe të dyshes së njohur të realizuar në fëmijëri të 26-vjeçares.

“Urime ditëlindjen e 50-të për nënën time të mrekullueshme. Mbretëresha ime Anesa Lipa”, ka shkruar ajo.

Lexo po ashtu Dua Lipa paditet sërish për një fotografi të publikuar ‘pa leje’ në Instagram

Ndërkaq, në këtë mes pati reagime të shumta duke ia uruar ditëlindjen Anesës edhe nga artistë shqiptarë.

Foto: Screenshot/Instagram

E ëma e artistes është bërë pjesë e shoëbizit shqiptar dhe të huaj që nga fillimi i karrierës së Lipës.

Krahas Duas, ajo ka edhe dy fëmijë të tjerë. /Telegrafi/