Britanikët do t’i drejtohen sot kutive të votimit për zgjedhjet e reja parlamentare në Mbretërinë e Bashkuar.
Mesin e tyre është edhe këngëtarja shqiptare Dua Lipa, e cila ka treguar se për cilën parti do të votojë.
Ajo besimin me votë do t’ia jep politikanin laburist, Jeremy Corbyn, i cili në fund të viteve të 90-ta kishte kundërshtuar fuqishëm ndërhyrjen e NATO-s në luftën në Kosovë, transmeton Telegrafi.
Nuk dihet nëse këngëtarja shqiptare është e vetëdijshme për këtë fakt, ajo ka pohuar duke kujtuar se sa e rëndësishme është e ardhmja e tyre.
“Ju lutem zgjohuni dhe votoni sot. Votoni për kë të doni, vetëm votoni. Vota juaj numërohet. Është e rëndësishme ta keni fjalën në të ardhmen tuaj. Vota ime shkon për laburistët”, ka shkruar Dua në llogarinë persona në Instagram. /Telegrafi/