Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka shkëlqyer edhe një herë.
Bukuroshja ka performuar në Toronto të Kanadasë, para publikut të saj, ku kishte shumë shqiptarë.
Këngëtarja nga Prishtina u shfaq elegante me vehje të zezë e një bluzë të bardhë, kurse flokët thjesht të kuruara.
Turneu i titulluar sipas emrit të saj, “Dua Lipa”, ka hyrë në fazën kryesore me performanca anë e mbanë botës.
Ajo në Kanadë pos flamurit të Kanadasë ka zbuluar edhe flamurin e LGBTI në përkrahje të këtij komuniteti për të drejta të tyre.
Dua pritet të vazhdoje me performancat e saj teksa sukseset nuk ndalen.
Ajo së fundmi hyri për herë të parë në top 20 të Billboard Hot 100.
/Telegrafi/