Era Istrefi i ka bërë krenarë të gjithë shqiptarët me performancën e saj në Rusi, në ceremoninë përmbyllëse të Kampionatit Botëror.
Këngëtarja shqiptare me famë botërore ka performuar krahas Will Smithit dhe Nicky Jamit në skenën e përgatitur në Luzhniki Stadium, ku edhe u zhvillua finalja e këtij Botërori.
Tre këngëtarët interpretuan himnin e turneut të sivjetmë, “Live It Up”, duke bërë për vete publikun në stadium dhe ata që i ndoqën përmes ekranit.
Natyrisht se e gjithë vëmendja e shqiptarëve ka qenë te performanca e këngëtares nga Kosova, Era Istrefi.
Shumë personalitete të njohura shqiptare e kanë uruar këngëtaren për suksesin e madh në karrierën e saj.
Ndërkaq, nuk ka munguar edhe urimi i këngëtares tjetër nga Kosova që gëzon famë ndërkombëtare, Era Istrefi.
“Bravo Era!”, ka shkruar Dua duke ia bashkëngjitur postimit edhe një zemër.
Dhe padyshim se Era e ka pëlqyer këtë urim, ashtu sikurse shumicën e urimeve të tjera në adresë të saj. /Telegrafi/