Ceremonia më e madhe muzikore britanike, Brit Awards, do të mbahet më 21 shkurt në O2 Arena të Londrës.
Nikoqir i mbrëmjes do të jetë Jack Whitehall që do të presë shumë artistë në skenën e madhe.
Ndër performueset do të jetë edhe Dua Lipa e cila për herë të parë do të ngjitet në këtë skenë të madhe.
Vet Dua ka konfirmuar performancën në rrjetin social Instagram ku ka shprehur ngazëllimin me këtë risi në karrierën e saj.
“Nuk më besohet. Ëndërr e bërë realitet. Do të performoj në Brit Awards më 21 shkurt”, ka konfirmuar Dua në rrjetin social Instagram.
Këngëtarët tjerë që janë konfirmuar për të performuar janë edhe Ed Sheeran, Sam Smith dhe Sotormzy.
Kjo paraqitje e Duas kulmon suksesin e saj në skenën muzikore botërore, pas hitit të madh “New Rules” që u bë sensacion. /Telegrafi/