Telegrafi

Dua Lipa performon në festivalin më prestigjioz botëror (Foto)

Këngëtarja shqiptare Dua Lipa do të performojë në festivalin e famshëm të Glastonburyt.

Krijuesja e hitit “Hoter Than Hell” do të ngjitet në skenën John Peel të shtunën dhe të dielën.

Për më shumë se gjysmë ore Dua Lipa do të argëtojë të pranishmit në Glastonbury. Performanca e saj do të fillojë në ora 12:45.

Të dielën Dua Lipa do të ngjitet në skenën Sonic. Ajo do të performojë plot një orë, duke filluar nga ora 17:30.