Telegrafi

Dua Lipa për sulmin në Mançester: Ata duan që ne të fshihemi, të mos kënaqemi dhe të jetojmë në frikë

Dua Lipa i ka komentuar ngjarjet e tmerrshme në Manchester Arena, në fund të koncertit të Ariana Grandes, ku nga shpërthimi i një bombe pati viktima dhe shumë të plagosur.

“Është një moment pikëllimi për muzikën dhe është e tmerrshme që fansat e muzikës janë shënjestruar në një mënyrë të tillë”.

Lexo po ashtu Imazhet e para të Ariana Grandes pas shpërthimit në koncertin e saj, momenti i arritjes në SHBA (Foto)

“Besimi ynë duhet të jetë më i madh se frika. Ata duan që ne të fshihemi, të mos kënaqemi dhe të jetojmë në frikë – ndërsa ne nuk duhet të jetojmë ashtu”.

“Neve duhet të na jepet mundësia të dalim, të argëtohemi… të vazhdojmë të shkojmë nëpër koncerte dhe ta mbajmë gjallë shpirtin”, ka deklaruar Dua.

Kujtojmë që 22 njerëz humbën jetën pas sulmit terrorist në Mançester, ndërsa shumica e tyre ishin në moshë të re. /Telegrafi/