Dua Lipa ka qenë ditëve të fundit në shtetin francez, ku ka mbajtur një koncert në Paris.
Por, ky nuk ishte angazhimi i vetëm i këngëtares shqiptare pasi që ka befasuar me shfaqjen në një televizion francez.
Ajo është ftuar “TMC TV” duke dhuruar spektakël në “Quotidien” duke dhënë parashikimin e motit.
Madje, ajo nuk e harroi edhe vendlindjen, Prishtinën duke treguar edhe prejardhjen e saj.
Këtë moment, bukuroshja e ka ndarë me ndjekësit në llogarinë personale të Instagramit.
“Le të shikojmë motin në Prishtinë, kryeqytetin e Kosovës. Është 22 gradë celsius. Direkt nga Parisi, natën e mirë”, ka thënë Dua teksa është përcjellë me shumë duartrokitje.
Ndryshe, këngëtarja është duke vazhduar me sukses të shfaqet në koncerte anembanë Evropës. /Telegrafi/