Dua Lipa mori gjithë vëmendjen në Javën e Modës në Milano, kur u shfaq në sfilatën e “Versace”.
Ylli i famshëm i muzikës bëri hapjen dhe mbylljen e pasarelës, ndërsa u paraqit edhe përkrah Donatella Versace.
Ndërsa, së fundi këngëtarja shqiptare me famë botërore ka festuar së bashku me miqtë e saj në Itali.
Disa imazhe atraktive ka sjellë 26-vjeçarja për mbi 72 milionë ndjekësit e saj në Instagram.
E veshur me një kostum dy pjesë që ia zbulonte belin dhe këmbët e gjata, Dua kombinoi dukej me një palë taka të larta.
Ylli i hitit “Levitating” shkëlqej edhe një herë me veshjen unike dhe gjithmonë me stil.
Ndërkohë, Lipa tashmë ka konfirmuar data për turneun e ri që nisë në vitin 2022 në Amerikë, Australi dhe Zelandën e Re. /Telegrafi/