Artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, ka mbajtur së fundmi një koncert në Shanhgai të Kinës.
Ky koncert është organizuar nga marka e famshme Chanel, në filialin e saj atje.
Këngëtarja Lipa ka ndarë me fansat disa fotografi nga ky koncert, duke treguar për paraqitjen e saj ekstravagante në këtë mbrëmje.
Dua ishte e veshur me një palë geta të zeza dhe në pjesën e sipërme një triko të zezë, të kombinuar me një mbulesë të bardhë.
Në disa imazhe të publikuara në Instagram, artistja shqiptare shfaqet mjaft provokuese në disa prej pozave, ndërsa vë në pah linjat e saj atraktive.
Përndryshe, ajo është duke punuar rreth albumit të saj të ri, që do të publikohet në fund të këtij viti, ndërsa flitet se do të jetë edhe interpretuesja e kolonës zanore të filmit të ri të “James Bond”. /Telegrafi/