Telegrafi

Dua Lipa me paraqitje fantastike në “Billboard Music Awards”

Mbrëmë është mbajtur ceremonia e ndarjes së çmimeve “Bilboard Awards” në Las Vegas të SHBA-ve.

Në mesin e shumë artistëve ndërkombëtar ishin edhe dy këngëtare shqiptare, Bebe Rexha dhe Dua Lipa.

Kjo e fundit ka performuar në prani të shumë të pranishmëve duke elektrizuar publikun me hitet e saja.

Ajo është ngjitur në skenën për të performuar këngën më të suksesshme “New Rules”, bashkë me kërcimtarët teksa kishte të veshur një kostum ngjyrë vjollce.

Momentet më të bukura të paraqitjes së 22-vjeçares në rrjetet sociale i ka sjell babai i këngëtares, njëkohësisht babai, Dukagjin Lipa.

Ndryshe, kënga që po cilësohet edhe si himn për femra, është shikuar mbi një miliard herë në YouTube.

Këngëtarja është duke punuar në projekte të reja muzikore gjersa është duke u përgatitur edhe për koncerte të tjera. /Telegrafi/