Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, po vazhdon të krijojë muzikë kualitative.
Së fundmi ajo është ngujuar në studio ku po punon projektin e ri në bashkëpunim me super producentin Major Lazer, teksa bashkëpunimi është me reperët Wale dhe Wizkid.
Projekti titullohet “My Love” dhe pritet të jetë pjesë e albumit të ri të bukuroshes nga Prishtina, shkruan Telegrafi.
Dua ka kohë që po puno albumin e saj të ri i cili së shpejti mund të gjejë lansimin.
Dua tash ka nisur turneun e saj evropian, ku mbrëmë kishte një super paraqitje në Milano në Fabrique Club. /Telegrafi/