Vetëm edhe dy javë kanë ngelur deri në fillimin e festivalit më të madh në vend, “Sunny Hill”.
Për edicionin e tij të dytë, organizatorët janë kujdesur që të sjellin emra të shumtë në Kosovë, ndër ta edhe: Miley Cyrus, Calvin Harris dhe rap-artisti, Gashi.
Dua Lipa do të jetë gjithashtu do të rikthehet sivjet në Prishtinë, por jo si interpretuese, por si ndjekëse nga afër e festivalit që e organizon i ati i saj, Dukagjini.
Se është entuziaste për rikthimin e saj në vendlindje pas një viti, Dua e ka bërë të ditur edhe përmes një postimi të bërë së fundmi në rrjetin social Instagram.
Ajo ka shpërndarë me ndjekësit e saj posterin e edicionit të sivjetmë të festivalit “Sunny Hill”, teksa në mbishkrimin e këtij postimi ka shkruar se mezi pret të vijë në Kosovë.
“E ngazëllyer për vitin tonë të dytë të ‘Sunny Hill Festival’ në Prishtinë, Kosovë. Kjo nuk do të kishte qenë e mundur pa ndihmën e të gjithë miqve dhe familjeve tona që punonin kaq pa pushim që kjo të ndodhte për ju. Unë mezi po pres të jem me ju të gjithë … fillon numërimi !!!”, kanë qenë fjalët e artistes shqiptare me famë botërore.
Dua përndryshe do të jetë në Prishtinë brenda pak ditësh, për të nisur aktivitetet e saj humanitare me fondacionin “Sunny Hill”. /Telegrafi/