Telegrafi

Dua Lipa nxit imagjinatën e fansave me pozat e fundit, ndërsa shfaqet provokuese si ‘Barbie’ në bikinit 3000 euroshe

Foto: Dua Lipa/Instagram

Këngëtarja Dua Lipa përditësoi rrjetet e saj sociale mëngjesin e kësaj të mërkure me disa fotografi të reja, ku shfaqej me bikini.

Në fotografitë e ndara me ndjekësit e saj, interpretuesja e hitit “Levitating” pozoi e veshur me modelin ‘Greca’ të bikinive, e cila është pjesë e koleksionit të saj të fundit “La Vacanza”, të cilin e ka sjell në bashkëpunim me markën “Versace”.

Pjesa është plot me kristale, ka varësen e famshme “Medusa” dhe dorezat janë zinxhirë të artë.

Foto: Dua Lipa/Instagram

Bikinit në fjalë janë të disponueshme për t’u blerë në treg me një çmim prej 3000 eurosh.

Foto: Dua Lipa/Instagram

Në galerinë e fotografive, artistja shfaqet duke vënë në pah linjat e saj të trupit, pranë një veture ‘Barbie’ ngjyrë rozë.

Lexo po ashtu Dua Lipa tregon format trupore në një paraqitje atraktive me bikini në imazhet e fundit

Artistja me origjinë nga Kosova ka treguar me krenari linjat e saj të tonifikuara të trupit.

Foto: Dua Lipa/Instagram

Përveç bikinit, Dua ka pozuar edhe me çantën “Crystal Repeat Mini Hobo”, një çantë ngjyrë rozë me kristale, e cila është pjesë e koleksionit të saj të ri dhe vlerësohet me një çmim prej 2,100 euro. /Telegrafi/

Foto: Dua Lipa/Instagram

 

Foto: Dua Lipa/Instagram

 

Foto: Dua Lipa/Instagram

 

Foto: Dua Lipa/Instagram

 

Foto: Dua Lipa/Instagram

 

Foto: Dua Lipa/Instagram