Telegrafi

Dua Lipa nuk i paralajmëron ish-të dashurit e saj për tekstet e këngëve

Këngëtarja shqiptare me famë internacionale, Dua Lipa, aktualisht është duke e shijuar lidhjen e re me modelin Anwar Hadid, ndërsa njihet edhe për lidhjet e tjera personale.

Së fundmi, 24-vjeçarja performoi hitin e saj të ri “Don’t Start Now”- në të cilën thotë se pas ndarjes është shumë më mirë – dhe ajo pranoi ndërsa nuk dëshiron të censurohet, ajo përpiqet “të tregojë respekt”.

Siç citohet nga kolona Bizarre e gazetës The Sun, ajo u pyet nëse paralajmëron të dashurit e dikurshëm për tekstet e saj, dhe u përgjigj: “Sigurisht që jo”.

Dua Lipa (Foto: Getty Images/Guliver)

“Ato janë tregimet e mia, por ato janë bërë gjithashtu në një metaforë. Unë mendoj për intimitetin tim dhe për privatësinë e të gjithëve, prapë parapëlqej të tregoj respekt”.

Dua publikoi këngën e saj të re në fillim të këtij muaji, dhe ajo shpjegoi se si projekti ka të bëjë me hyrjen në një kapitull të ri në jetën e saj.

Kohët e fundit ajo tha: “Zgjodha ta publikoja së pari këtë këngë, në mënyrë që të mbyllja një kapitull të jetës time dhe të filloja një tjetër. Në një epokë të re me një tingull të ri”.

Dua Lipa (Foto: Mark Metcalfe/Getty Images/Guliver)

Këngëtarja e “Hot Hotter Than Hell” filloi një “kapitull të ri” në jetën e saj romantike në qershor, pasi ajo filloi lidhjen me modelin Anwar Hadid – pas ndarjes nga i dashuri Isaac Carew – dhe çifti bëri shfaqjen e tyre të parë në tapetin e kuq në American Music Awards.

Ajo tha në atë kohë: “Do takohem me të dashurin tim. Ai është kaq i pashëm, apo jo?”

Lipa gjithashtu zbuloi se “Don’t Start Now” ishte një projekt ngacmues i mirë për atë që njerëzit mund të presin nga pjesa tjetër e albumit të saj të ardhshëm. /Telegrafi/

Dua Lipa (Foto: Ryan Pierse/Getty Images)