Telegrafi

Dua Lipa nuk ka mundur t’u besoj syve: 75 mijë persona në koncertin e Budapestit

Dua Lipa më në fund ka gjetur pak kohë që të relaksohet në këto ditë të nxehta verore.

Këngëtarja jonë gjatë javës së kaluar pati një paraqitje spektakolare në “Sunny Hill Festival” në Prishtinë.

Por, vetëm 48 orë më pas bukuroshja jonë ka pasur një koncert gjigant në kryeqytetin hungarez, Budapest.

Në fakt, sipas 22-vjeçares prezent në paraqitjen e para në këtë vend ishin mbi 75 mijë njerëz për të ndjekur koncertin.

“75 mijë vetë në skenën kryesore të Sziget. Nuk po mund të besoj, më vjen të qaj”, ka shkruar ndër të tjerash Dua në llogarinë personale në Instagram.

Lexo po ashtu Flamuri kombëtar valon edhe në koncertin e Dua Lipës në Hungari

Ndryshe, organizatorët e festivalit të parë ndërkombëtar në kryeqytetin tonë kanë pohuar se kanë qenë prezent rreth 15 mijë persona.

Dua është duke punuar në projekte të ndryshme muzikore gjatë muajve të ardhshëm. /Telegrafi/