Telegrafi

Dua Lipa nominohet për dy çmime në “NME Awards”

Dua Lipa (Foto: JC Olivera/Getty Images/Guliver)

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, është nominuar për dy çmime në “NME Awards”.

Këtë e bëri të ditur përmes disa postimeve që ka ndarë me ndjekësit në llogarinë e saj personale, Instagram.

Ajo konfirmoi se është në garë për “Këngën më të mirë në botë” dhe “Këngën më të mirë në Britani” në bazë të video projektit muzikor “Don’t Start Now”, që tashmë u shndërrua në hit me mbi 100 milionë klikime.

Dua Lipa (Foto: Instagram)

“Faleminderit Revista NME për nominimet, dashuri shumë të madhe”, është përshkrimi sipër postimeve, si ndër sukseset e para të 24-vjeçares.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Dua Lipa

Ndërsa, ajo garon në mesin e përplot yjeve tjerë si: Georgia, Lizzo, Post Malone, Billie Eilish, The 1975, Mura Masa ft Slowthai etj.

Kënga më e mirë në botë

AJ Tracey – ‘Ladbroke Grove’
Billie Eilish – ‘Bad Guy’
Clairo – ‘Bags’
Dua Lipa – ‘Don’t Start Now’
Georgia – ‘About Work The Dancefloor’
Lil Nas X – ‘Old Town Road (remix)’
Lizzo – ‘Juice’
Mura Masa ft Slowthai – ‘Deal Wiv It’
Post Malone – ‘Circles’
The 1975 – ‘People’

Kënga më e mirë në Britani

AJ Tracey – ‘Ladbroke Grove’
Dua Lipa – ‘Don’t Start Now’
Georgia – ‘About Work The Dancefloor’
Mura Masa ft Slowthai – ‘Deal Wiv It’
The 1975 – ‘People’

Dua Lipa (Foto: Instagram)

/Telegrafi/