Telegrafi

Dua Lipa njofton se këtë javë publikon këngën e re “Fever” në bashkëpunim me artisten belge, Angele

Dua Lipa dhe Angele (Foto: Instagram)

Dua Lipa raportohet se do të publikojë një këngë të re këtë javë të quajtur, “Fever”, e cila do të lansohet të premten (30 tetor).

Projekti i ri njëherësh i pari që prej albumit të saj “Future Nostalgia” do jetë në bashkëpunim me artisten nga Belgjika, Angele.

Dua njoftoi për këngën e re përmes një postimi të ndarë me fansat në rrjetin social, Twitter.

“Fever në bashkëpunim me Angele. Të premten, 30 tetor”, ka shkruar ajo.

Një bashkëpunim midis këngëtares dhe Miley Cyrus thuhet se është gjithashtu rrugës, me Cyrus që premton se do të publikohet ‘së shpejti’.

Lexo po ashtu Dua Lipa me keqardhje njofton fansat se është detyruar sërish të shtyjë turneun e saj

Krahas albumit, ylli shqiptar në gusht solli me klip remiksin e “Levitating” në bashkëpunim me Madonna, Missy Elliot dhe The Blessed Madonna.

Dua Lipa dhe Angele (Foto: Instagram)

Javën e kaluar, Lipa njoftoi se po planifikonte turneun e saj në Mbretërinë e Bashkuar dhe në Evropë por që është shtyrë për shkak të pandemisë së coronavirusit.

Këngëtarja fillimisht e shtyu turneun deri në janar 2021, por tani theksoi se kjo do të vazhdojë deri në shtator të vitit të ardhshëm.

Biletat në anën tjetër mbeten të vlefshme edhe për datat e reja. /Telegrafi/