Dua Lipa mori pjesë në sfilatën e markës “Prada” për koleksionin vjeshtë 2023, gjatë Javës së Modës në Milano.
Ajo u ul në rreshtin e parë pranë emrave të mëdhenj si Hunter Schafer dhe Letitia Wright.
Këngëtarja e hitit “Don’t Start Now” kishte veshur një fustan i zi me jakë shumëngjyrëshe, i cili krijonte një efekt me shtresa.
Ajo gjithashtu kishte zgjedhur një palë vathë të varur në formë trekëndëshi ngjyrë, të cilët i kombinoi së bashku me unaza argjendi të trasha.
Në prehërin e saj ishte një çantë e zezë mini prej lëkure me pajisje argjendi. Duke e përmbyllur pamjen, Dua i mblodhi flokët e saj të gjata dhe të zeza në një bisht.
Dua Lipa është një yll në rritje në botën e modës dhe këpucëve dhe ka bashkëpunuar me markën “Puma” në një bashkëpunim të mrekullueshëm të veshjeve të rrugës që debutoi këtë vit. Kjo linjë veshjesh u nderua kohët e fundit me çmimin “Koleksioni më i mirë i vitit” në FN Achievement 2022.
Java e Modës në Milano parashikon koleksionet e ardhshme të modës me shfaqje dhe prezantime në pasarelat e Milanos, Itali.
E mbajtur nga 22 deri më 27 shkurt, orari i vjeshtës 2023 vë në pah koleksionet e reja nga markat me renome si: “Diesel”, “Roberto Cavalli”, “Prada”, “Ferragamo” dhe “Bottega Veneta”. /Telegrafi/