Këngëtarja shqiptare e njohur tashmë ndërkombëtarisht, Dua Lipa, ka mbajtur koncertin e saj të radhës në Las Vegas.
E veshur në një kombinim të ngjyrave të verdhë dhe të zezë, ajo ka rrëmbyer vëmendjen e gjithë fansave të saj.
Ajo shfaqi linjat natën e së enjtes, derisa dukej atraktive në veshjen dyngjyrëshe në Las Vegas, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.
Ylli i hitit “New Rules” ka performuar në skenë me atlete, ndërsa u ka kënduar fansave disa nga hitet e saj më të mëdha.
Në një prej momenteve gjatë performancës, këngëtarja ka ngritur gishtin e mesit, me çka ka bërë që ky gjest të komentohet.
Sido që të jetë, kjo ishte vetëm pjesë e interpretimit të Duas gjatë një prej këngëve të saj.
Së fundmi, ajo ka konfirmuar pjesëmarrjen në “American Music Awards”, ku për herë të parë është e dominuar në një nga kategoritë e këtij eventi, atë për çmimin “Artistja e re më e mirë e vitit”. /Telegrafi/