Vitin e kaluar, u njoftua se artistja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, do të ishte pjesë e video-lojës së famshme ‘PlayStation’ të EA Sports.
Ajo është një nga karakteret e video-lojës sportive, dhe adhuruesit e kësaj loje mund të luajnë si Dua në ndeshjet e futbollit që zhvillojnë aty.
Teksa u fut në këtë lojë si e ftuar e veçantë, Lipa është bërë pjesë edhe e një kampanje sensibilizuese që kjo video-lojë po reflekton.
Krahas emrave të njohur si: Winnie Harlo, Lewsi Hamilton, Anthony Joshua e shumë të tjera, Dua ka pozuar me fanellën, e cila përçon mesazhin: “Nuk ka vend për racizëm askund”.
Këngëtarja shqiptare ka publikuar në rrjetin social Instagram disa fotografi të ekipit të të famshmëve, që tashmë janë të gjithë karaktere të animuar në video-lojën e FIFA 2021.
Kjo lojë e EA Sports është e disponueshme në PlayStation 4 dhe Playstation 5.
Duket se pjesëmarrja e Duas si dhe disa personazheve të tjerë të njohur që nuk kanë të bëjnë me futbollin, i kanë dhënë një hijeshi video-lojës së re të EA Sports, aq më tepër me fushatën sensibilizuese kundër racizmit. /Telegrafi/