Telegrafi

Dua Lipa në versionin animacion

Foto: Dua Lipa/Instagram

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, pati një paraqitje të veçantë në promovimin e filmit “Alita: Battle Angel”, në Londër.

Shqiptarja është interpretuese e kolonës zanore të këtij filmi “Swan Song”, që njëherësh është edhe kënga e saj e fundit.

Ky film po jepet premierë sonte (e martë) edhe në Los Angeles, ku Dua gjithashtu do të jetë prezente.

Dua Lipa (Foto: Eamonn M. McCormack/Getty Images/Guliver)

Pak orë para se kjo premierë të jepet, këngëtarja shqiptare nuk ka hezituar të ndajë me fansat disa imazhe speciale, të cilat i mori dhuratë nga një artist i animacioneve.

Bëhet fjalë për konvertimin e Duas në animacion, në disa prej skenat e klipeve “Swan Song” dhe “Electricity”.

“Faleminderit @diegojaramillo8, për këto redaktime të bukura! Kënga “Swan Song” ka goditur me 12 milionë shikime! E emocionuar për premierën e “Alita” sonte në LA”, ka shkruar Lipa në Instagram.

“Alita: Battle Ange” shënon projekti i parë filmik në të cilin artistja shqiptare merr pjesë. /Telegrafi/

Dua Lipa (Foto: Eamonn M. McCormack/Getty Images/Guliver)