Superylli shqiptar, Dua Lipa, po shënon suksesin e madh me këngën e re.
“Electricity” është kënga e fundit e Dua Lipës që është një bashkëpunim interesant.
Në vetëm dy ditë ka arritur katër milionë klikime në YouTube, kurse projekti po shënon suksese edhe në top listën e iTunes.
Dua vet ka konfirmuar se është në vendin e parë në iTunes charts për gjithë botën.
Ky sukses i bukuroshes shqiptare vjen pas paraqitjes së saj në Prishtinë në Sunny Hill Festival.
Dua Lipa është aktualisht një prej yjeve më të mëdha të muzikës botërore dhe puna për projektet e saj të radhës po vazhdon. /Telegrafi/