Telegrafi

Dua Lipa në Sydney, sjell një imazh provokues me bikini

Këngëtarja e njohur Dua Lipa aktualisht ndodhet në Sydney të Australisë, ku ka organizuar turin e saj të koncerteve në kontinentin e largët.

Përveç angazhimeve në muzikë, këngëtarja me prejardhje nga Kosova ka gjetur kohë edhe për pak pushime.

Në disa fotografi të publikuara në rrjetin social Instagram, Lipa shfaqet mjaft atraktive dhe provokues në një imazh me bikini.

Ajo vë në pah linjat e theksuara të trupit, ndërsa mbulon fytyrën me telefonin që ka fotografuar veten.

Lexo po ashtu Dua Lipa së shpejti në bashkëpunim me Calvin Harris

E njëjta është përfolur se së shpejti pritet të sjell një duet me DJ e njohur, Calvin Harris.

Ndryshe, projekti i saj i fundit mbetet kënga “IDGAF”, e cila është cilësuar e suksesshme, dhe është pritur mirë nga publiku. /Telegrafi/