Këngëtarja shqiptare që po bën famë në botë, Dua Lipa, duket se do të vizitojë Shqipërinë.
Një foto e publikuar nga babai i Dua Lipës në Instagram ka nxitur shumë spekulime.
Babai i Duas, Dukagjin Lipa, është takuar me Ledion Liçon nga Top Channel në Londër.
Telegrafi mëson se kryetema e bisedës së tyre ka qenë pjesëmarrja e këngëtares në edicionin e parë të Top Awards, një format i ri i spektaklit të shndërruar nga dikur që ishte Top Fest.
Ledion Liço intensivisht po merret me ftesat për artistët e mëdhenj të skenës dhe ai po angazhohet që të ketë emra sa më të mëdhenj, e këtu ai po i ndihmon motrës së të dashurës së tij, Lorit, e cila është producente e Top Aëards.
Top Aëards mbahet në qershor të këtij viti dhe është i menduar në formatin e MTV Video Music Awards. /Telegrafi/