Site icon Telegrafi

Dua Lipa në një pozë të ëmbël me të dashurin nga New Yorku (Foto)

Këngëtarja e njohur Dua Lipa ka pak muaj që ka nisur një lidhje të re.

Paul Klein është mashkulli i cili gjendet tashmë në krahët e këngëtares shqiptare, e cila ngjiti majat e suksesit në tregun ndërkombëtar.

Ata shfaqen vazhdimisht së bashku, dhe nuk ndahen asnjëherë nga njëri-tjetri.

Dua Lipa dhe Paul Klein

Dua së fundmi është nisur në udhëtim drejt Las Vegasit për koncertin e radhës, ndërsa Paul e ka shoqëruar në këtë udhëtim.

Pas koncertit, ajo dhe i dashuri i saj kanë vazhduar drejt New Yorkit, qyteti ku do të mbajë mbrëmjen muzikore të radhës.

Lexo po ashtu Kë nga artistët shqiptarë ndjekin Rita Ora, Bebe Rexha e Dua Lipa në Instagram? (Foto)

Në një fotografi që Lipa ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram, dyshja shfaqen shumë të ëmbël në një pozë pranë njëri-tjetrit.

Është Paul Klein ai i cili e shtrëngon dhe i jep një përqafim bukuroshes shqiptare, teksa kjo e fundit kujdeset që të realizojë fotografinë. /Telegrafi/

Exit mobile version