Artistja shqiptare e famshme ndërkombëtarisht, Dua Lipa thotë se albumi i saj i ri “po vjen së shpejti”.
Ylli i pop-it po fliste në tapetin e kuq të “Silver Clef Awards” të Nordoff Robins, ku ajo u shpërblye me çmimin “Femra më e mirë”.
“Ka kaluar kohë e gjatë, kështu që unë jam shumë e lumtur”, tha ajo për BBC. “Unë jam nervoz, ndihem sikur po ndodh përsëri”, ka thënë më tej artistja shqiptare duke konfirmuar albumin e saj të dytë.
Ajo është duke punuar me emra të njohur si: Pharrell Williams, Nile Rodgers, Diplo dhe këngëtarja suedeze Tove Lo.
Dua tha se, që nga publikimi i albumit të saj debutues në vitin 2017, ajo kishte një ide më të qartë të asaj që ajo donte të thoshte me muzikën e saj.
Ylli është bërë gjithnjë e më e zeshme për të drejtat e komunitetit LGBT dhe barazinë femërore, duke qëndruar në këmbë për tifozët të cilët ishin larguar nga koncertin e saj në Shangai për tundjen e flamujve të të drejtave të homoseksualëve dhe duke thirrur seksizëm institucional në Çmimet “Grammy”.
“Tani kam një ide shumë të qartë për atë që po bëj dhe çfarë dua të them. Gjërat për të cilat nuk kam frikë”, ka thënë 23-vjeçarja për BBC.
Ajo tha se kënga e re do të ishte pjesë e “një bisede të vazhdueshme me fansat dhe dëgjuesit e këngës së saj”.
Dua tha se albumi do të jetë i zhanrit pop, ndërsa nuk e bëri të ditur datën e lansimit – megjithëse më parë tha se ishte caktuar për fundvit. /Telegrafi/