Telegrafi

Dua Lipa në frymë patriotike, publikon flamurin ‘Autochthonous’ dhe kuptimin e fjalës

Dua Lipa (Foto: Getty Images/Guliver/Instagram)

Shqiptarja me famë botërore, Dua Lipa, në ditët e fundit është përfshirë në mbështetje të aktiviteteve kombëtare.

Ditë më parë, 24-vjeçarja iu bashkua petecionit të qytetarëve të Kosovës drejtuar kompanisë Apple. Duke qenë se në hartën e tyre mungonte shteti ynë, është nisur një peticion me ç’rast kërkohet përfshirja e Kosovës

“Apple ne jepni përgjigje! Vendoseni Kosovën në hartë, vendoseni Palestinën në hartë”, kishte shkruar ajo në mbishkrimin e fotografisë. Për më shumë, i dashur i saj, Anwar Hadid, ka origjinë palestineze.

Ndërsa gjatë të dielës, ajo e ka publikuar në rrjetet sociale flamurin ‘Autochthonous’, i cili ishte ngritur në Beograd gjatë ndeshjes ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë që pasoi me skena josportive në vitin 2015.

Lexo po ashtu Dua i bashkëngjitet peticionit të kosovarëve për Apple: Vendoseni Kosovën në hartë

Për më shumë, Dua në përshkrim e ka publikuar edhe shpjegimin e fjalës autokton sipas fjalorit që i referohet popujve apo banorëve vendas që nuk janë migrantë apo kolonistë. /Telegrafi/