Site icon Telegrafi

Dua Lipa në bashkëpunim me Puma lansojnë veshjet e para të koleksionit “Flutur”

Ylli shqiptar i muzikës botërore, Dua Lipa, krahas një karrierë të suksesshme muzikore, ajo ka shtrirë famën dhe talentin e saj edhe në fusha të tjera.

26-vjeçarja është imazh i disa prej markave më të njohura në botë dhe në mesin e tyre edhe e brendit të veshjeve Puma.

Dua dhe Puma së fundmi kanë bashkëpunuar për të lansuar një koleksion të ri të veshjeve i cili u emërua shqip dhe mban titullin “Flutur”.

Foto: Dua Lipa/Instagram

Veshjet e para të këtij koleksioni tashmë janë lansuar, kështu ka njoftuar Dua në një postim në Instagram.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Dua Lipa

Krijuesja e hitit “Levitating” postoi fotosesionin ku shihet me veshjet sportive nga koleksioni i ri.

Foto: Dua Lipa/Instagram

“Koleksioni Flutur është lansuar. Dua X Puma, mezi po pres të iu shoh të veshur me to”, ka shkruar Dua në mbishkrimin e imazheve.

Ndryshe, vitit 2021 ka qenë mjaft i suksesshëm për artisten e famshme, vetëm gjatë këtij viti ajo ka fituar mbi 55 milionë euro.

Foto: Dua Lipa/Instagram

Ndërkohë, në fillim të vitin 2022, Dua pritet të nis turneun e ri botëror “Future Nostalgia”. /Telegrafi/

Foto: Dua Lipa/Instagram
Exit mobile version