Telegrafi

Dua Lipa në ballinën e Spotify: Kryeson hitet e ditës së sotme (Foto/Video)

Dua Lipa është duke arritur sukses të madh me projektet e saja muzikore në të gjitha platformat e dëgjimit të këngëve.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore është duke u dëgjuar në masë të madhe, në veçanti me këngën e re, “New Rules” dhe kjo ka bërë që të zbukurojë ballinën e aplikacionit të famshëm për dëgjimin e këngëve, Spotify.

Lexo po ashtu Rrugëtimi jetësor i Dua Lipës, vajza e vogël që pëlqente muzikën, e shndërruar në një yll ndërkombëtar (Video)

“Nga 50 më të mirët në botën e muzikës. Gjithmonë e freskët. Gjithmonë e re. Në ballinë: Dua Lipa”, kanë shkruar nga Spotify.

“Faleminderit Spotify që më vendosët në ballinën e hiteve më të mëdha të ditës së sotme. Dashuri”, ka shkruar Dua në postimin e saj.

Ndërkohë, videoklipi i këngës “New Rules” numëron 112 milionë shikime në YouTube. /Telegrafi/