Telegrafi

Dua Lipa me ndryshim të ri në pamje, duket atraktive me balluke

Foto: Dua Lipa/Instagram

Artistja e njohur shqiptare me renome botërore, Dua Lipa, shquhet gjithmonë për paraqitjet e saj me stil.

Ashtu si në muzikë, këngëtarja me prejardhje nga Kosova investon thuajse paralelisht edhe në dukje.

Teksa publikoi një sërë fotografish së fundmi në rrjetin social Instagram, për t’i uruar ditëlindjen stilistit të saj, Dua njëkohësisht i njoftoi fansat me ndryshimin e ri që ka bërë në pamjen e saj.

Foto: Dua Lipa/Instagram

24-vjeçarja ka lëshuar së fundmi balluket dhe ka zgjatur flokët e saj të zinj, duke marrë një pamje edhe më tërheqëse.

Foto: Dua Lipa/Instagram

E veshur me një sako ngjyrë rozë, këngëtarja e kompletoi dukjen e saj, me çka bëri që të komentohet në masë të madhe nga fansat.

Lexo po ashtu Dua Lipa flet për tatuazhin e saj të preferuar: Është "Sunny Hill", lagja ku jam rritur në Prishtinë

“Gëzuar ditëlindjen partneri im në krim! Unë të dua ty dhe të gjitha aventurat tona së bashku”, ka shkruar Dua në mbishkrimin e këtyre fotografive, teksa i uronte ditëlindjen stilistit të saj të besuar, Lorenzo Posocco.

Sa i përket muzikës, Dua Lipa këtë vit ka sjell vetëm një këngë në muajin janar, ndërsa ka pohuar se ka incizuar në studio këngët e albumit të saj të dytë, që do të publikohet së shpejti. /Telegrafi/