Artistja e njohur shqiptare me renome botërore, Dua Lipa, shquhet gjithmonë për paraqitjet e saj me stil.
Ashtu si në muzikë, këngëtarja me prejardhje nga Kosova investon thuajse paralelisht edhe në dukje.
Teksa publikoi një sërë fotografish së fundmi në rrjetin social Instagram, për t’i uruar ditëlindjen stilistit të saj, Dua njëkohësisht i njoftoi fansat me ndryshimin e ri që ka bërë në pamjen e saj.
24-vjeçarja ka lëshuar së fundmi balluket dhe ka zgjatur flokët e saj të zinj, duke marrë një pamje edhe më tërheqëse.
E veshur me një sako ngjyrë rozë, këngëtarja e kompletoi dukjen e saj, me çka bëri që të komentohet në masë të madhe nga fansat.
“Gëzuar ditëlindjen partneri im në krim! Unë të dua ty dhe të gjitha aventurat tona së bashku”, ka shkruar Dua në mbishkrimin e këtyre fotografive, teksa i uronte ditëlindjen stilistit të saj të besuar, Lorenzo Posocco.
Sa i përket muzikës, Dua Lipa këtë vit ka sjell vetëm një këngë në muajin janar, ndërsa ka pohuar se ka incizuar në studio këngët e albumit të saj të dytë, që do të publikohet së shpejti. /Telegrafi/