Anwar Hadid po e shijon në maksimum lidhjen e tij me këngëtaren shqiptare, Dua Lipa.
Modeli 20 vjeçar dhe e dashura e tij, Dua Lipa, 24 vjeçe, shijuan së bashku një ditë jashtë në New York, kur temperaturat e ftohta të vjeshtës, ndikuan te këngëtarja shqiptare.
Kështu me një stil prej zotëriu, Anwar i huazoi Duas pallton e tij, që e mbante veshur, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.
Dua nuk mund ta fshijë atë buzëqeshje nga fytyra, ndërsa mbështillej ngrohtë me pallton e të dashurit të saj.
Këngëtarja dukej tejet e lezetshme, ndërsa qëndronte në krahët e Anwarit.
Modeli Hadid ndërkohë kishte veshur një xhup të zi, të kombinuar me pantallona ngjyrë kadifeje.
Dua është parë më herët e veshur me një palë xhinse të gjera dhe një xhaketë blu të prerë.
Sidoqoftë duket se veshja nuk ishte e mjaftueshme për tu mbrojtur nga elementët e natyrës.
Çifti atë ditë ishin duke festuar ditëlindjen e motrës së Anwarit, modeles Bella Hadid së bashku me nënën e tyre, Yolanda Hadid dhe motrën tjetër, Gigi.
Familja e bashkuar është vetëm një tregues i faktit se sa serioz janë bërë çifti Dua dhe Anwar. /Telegrafi/