Telegrafi

Dua Lipa ndan të tjera momente krah Anwar nga festa e ditëlindjes

Dua Lipa (Foto: Instagram)

Artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, të dielën (23 gusht) festoi ditëlindjen e 26-të.

Kremtën e këtij përvjetori, ylli i muzikës pop e kaloi me miqtë dhe të afërmit përfshirë këtu të dashurin e saj, Anwar Hadid, motrën Rina Lipën si dhe motrën e modelit amerikan, Bella Hadid.

Të njëjtit shijuan një ditë të mrekullueshme, gjersa nuk munguan as pamjet të cilat zbuluan më shumë se çfarë saktësisht ndodhi.

Dua Lipa (Foto: Instagram)

Së fundmi, krijuesja e “Levitating” ndau disa momente të tjera ku shfaqet me veshje të ndryshme.

Ajo u komentua për kostumin me kristale e po ashtu edhe me një kapelë të veçantë.

Lexo po ashtu Urimi i Anwar Hadid në ditëlindjen e 26-të të Dua Lipës: Gëzuar ditëlindjen vajza e ëndrrave të mia

Në secilën prej imazheve, këngëtarja nga Kosova dukej e lumtur krah partnerit të saj – me të cilin është prej më shumë se dy vitesh.

Dua Lipa (Foto: Instagram)

Dua duhet theksuar se ka një raport shumë të afërt edhe me motrat e Anëar, Gigin dhe Bellan, nga të cilat mori urime të përzemërta.

Krahas kësaj, sukseset e Dua Lipës ndër vite kanë qenë të mëdha e me çmime të shumta. /Telegrafi/