Telegrafi

Dua Lipa ndan imazhe nga protesta në Londër

Dua Lipa (Foto: Gettyimages/Guliver)

Vrasja e paprecedentë e afro-amerikanit George Floyd ka bërë që artistët ndërkombëtarë të startojnë me fushata dhe donacione të ndryshme kundër racizmit.

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dua Lipa, është njëra prej tyre, e cila vazhdimisht ndan mesazhe sensibilizuese.

Përmes një postimi në rrjetin social Instagram, krijuesja e hitit “New Rules” ka publikuar disa imazhe nga protesta e mbajtur në Londër.

“Londër, ‘Black Lives Matter’ (Jeta e njerëzve me ngjyrë ka rëndësi)”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e fotografisë.

Lexo po ashtu "Kush po e heton policinë?", Dua Lipa me banderolë në mesin e 15 mijë protestuesve për George Floydin në Londër

Dua së bashku me familjen e saj jetojnë në Britaninë e Madhe prej kohësh, aty ku edhe e filloi karrierën e saj muzikore.

Kujtojmë se George Floyd është njëri nga të vrarët nga një polic në Minneapolis, që shkaktoi polemika nga komunitete të shumta në mbarë botë. /Telegrafi/