Vrasja e paprecedentë e afro-amerikanit George Floyd ka bërë që artistët ndërkombëtarë të startojnë me fushata dhe donacione të ndryshme kundër racizmit.
Këngëtarja e njohur shqiptare, Dua Lipa, është njëra prej tyre, e cila vazhdimisht ndan mesazhe sensibilizuese.
Përmes një postimi në rrjetin social Instagram, krijuesja e hitit “New Rules” ka publikuar disa imazhe nga protesta e mbajtur në Londër.
“Londër, ‘Black Lives Matter’ (Jeta e njerëzve me ngjyrë ka rëndësi)”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e fotografisë.
Dua së bashku me familjen e saj jetojnë në Britaninë e Madhe prej kohësh, aty ku edhe e filloi karrierën e saj muzikore.
Kujtojmë se George Floyd është njëri nga të vrarët nga një polic në Minneapolis, që shkaktoi polemika nga komunitete të shumta në mbarë botë. /Telegrafi/