Telegrafi

Dua Lipa ndan çastet intime me të dashurin në InstaStory (Foto/Video)

Këngëtarja e njohur Dua Lipa pak ditë më parë u shpërblye me çmimin “Artistja e re më e mirë” në MTV EMA 2017.

E njëjta këtë vit ka qenë mjaft aktive në tregun muzikor dhe ka publikuar projekte të shumta, të cilat janë pëlqyer në masë të madhe nga publiku.

Dua Lipa dhe i dashuri i saj Paul Klein (Foto: Dua Lipa/InstaStory)

Dua këtë vit filloi edhe një romancë të re me Paul Klein, me të cilin është në lidhje tash e disa muaj.

Ajo është e shoqëruar në gati çdo vend nga i dashuri i saj, i cili është bërë tashmë një emër mjaft i njohur për fansat e saj.

Dyshja janë mjaft aktivë në rrjetet sociale, në të cilat shpesh ndajnë me fansat imazhe të ndryshme nga jeta e tyre.

Lexo po ashtu Dua Lipa me fjalë të mëdha për stilistin e saj (Foto)

Së fundmi, ka qenë Dua ajo e cila ka publikuar në InstaStory disa çaste intime së bashku me Paulin, teksa shkëmbejnë puthje në veturën e tyre.

Çifti duken shumë të lumtur pranë njëri-tjetrit, ndërsa dashurinë nuk po hezitojnë ta shfaqin edhe në rrjetet sociale. /Telegrafi/