Artistja shqiptare, Dua Lipa, bëri të ditur së fundmi se do të interpretojë njërën prej temave muzikore të filmit “Alita: Battle Angel”.
Ndërkohë, këto ditë ajo ka qenë shumë e angazhuar me koncertet e saj, në kuadër të festave të fundvitit.
Ajo ka qëndruar disa ditë në Los Anxhelos, ku ndër të tjerash ka performuar në të gjitha koncertet e organizuara nga “Jingle Ball” këtë fundvit.
Dua ndërkohë është shumë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan shpesh me ndjekësit imazhe të ndryshme nga jeta e përditshme.
Së fundmi, Lipa publikoi në Instagram, ku shfaqet duke u përqafuar me të dashurin e saj, Isaac Carew.
Në mbishkrimin e fotografisë, ajo shkruan se është pothuajse drejt rikthimit të përditshmërisë së saj, ku do të shijojë disa ditë pranë të dashurit, tani në periudhën e festave të fundvitit.
Duke qenë se koncertet po mbarojnë, këngëtarja shqiptare është entuziaste që më në fund do të shijojë kohë të mirë pranë më të dashurve të saj.
E njëjta, para se të niste turneun e saj dimëror në Amerikë, kishte publikuar njashtu disa fotografi me të dashurin në Instagram, duke i thënë atij se do t’i mungonte përgjatë gjithë kësaj kohe. /Telegrafi/