Site icon Telegrafi

Dua Lipa mezi pret të vijë në Kosovë

Dua Lipa (Foto: Telegrafi)

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, edhe këtë vit pritet të vijë në Kosovë. 

Ajo do jetë e pranishme në festivalin e muzikës “Sunny Hill”, derisa organizohet nga babai i saj, Dukagjini.

Këngëtarja 23-vjeçare duket se mezi po pret të vijë në vendlindje, teksa ka filluar t’i numërojë ditët e ardhjes në vendin tonë.

Së fundmi, bukuroshja shqiptare ka ndarë me ndjekësit disa imazhe në Instagram, nga performanca e saj e vitit të kaluar në “Sunny Hill”.

“Një javë derisa të kthehem në vendlindje”, është përshkrimi që Dua ia ka vënë fotos.

Lexo po ashtu E mbështjellë me flamurin kombëtar, Dua Lipa numëron ditët për ardhjen në Prishtinë

Vlen të ceket se ajo vjen këtë herë si ndjekëse nga afër e festivalit, por jo si interpretuese.

Nga ana tjetër, ditë më parë është njoftuar se këtij festivali do t’i ndërrohet lokacioni, ku vitin e ardhshëm do të mbahet në Qendrën e Panaireve në Bernicë, për shkak të hapësirës më të madhe. /Telegrafi/

Exit mobile version