Ajo është e njohur për meloditë e saj tërheqëse të zhanrit pop dhe sensin e saj eklektik të stilit në përditshmëri.
Dhe Dua Lipa shfaqi linjat e saj të tonifikuara në një kostum bardhë e zi, ndërsa doli në New York të mërkurën.
Këngëtarja, 25 vjeçare, dukej plot vetëbesim ndërsa ecte e veshur me një pallto një pallto të mbushur të të njëjtit dizajn, shkruan DailyMail.
Dua gjithashtu kishte vendosur një gjerdan të bukur argjendi, që i jepte edhe më shumë shkëlqim dukjes së saj.
Interpretuesja e hitit “New Rules” mori gjithashtu vëmendjen me takat e saj, të cilat shfaqnin një lule 3D në pjesën e përparme.
Vetëm xhaketa e markës “Moncler Richard Quinn” që ajo kishte të veshur, bartë çmimin prej 1580 eurosh.
Dua mbrojti gojën dhe hundën me një maskë fytyre të zezë dhe vuri një palë syze dielli.
Dhjetori ka qenë një muaj i ngarkuar për yllin, me performancën e saj në një depo në Mbretërinë e Bashkuar për koncertin e saj virtual të quajtur “Studio 2054”.
Ajo u bashkua me një numër interpretuesish të ftuar gjatë koncertit, që përfshinin emrat si: Kylie Minogue, Elton John, Bad Bunny dhe Miley Cyrus.
Shfaqja virtuale theu rekorde në internet, me pesë milion shikime. /Telegrafi/