Site icon Telegrafi

Dua Lipa merr vëmendjen me xhaketën e gjelbër dhe kombinimin e çuditshëm, teksa endet rrugëve të Londrës

Ajo ishte një nga yjet më të shëndrritshëm në eventin e ndarjes së çmimeve që u mbajt së fundmi, “Pride Of Britain Awards”.

Artistja Dua Lipa u shfaq shumë me stil të martën, duke treguar dhuntinë e saj për modën e çuditshme, ndërsa ende rrugëve të Londrës, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.

Këngëtarja 24 vjeçare, guxoi të ishte ndryshe në një xhaketë të gjelbër të ndritshme, kombinuar me një bluzë rozë me disa rripa.

Lexo po ashtu Me fustan të shkurtër dhe stil të veçantë flokësh, Dua Lipa rrëmben vëmendjen me paraqitjen në Pride Of Britain Awards

Ajo e përfundoi pamjen e saj me një palë pantallona të zeza të zgjuara, dhe taka që përputheshin me veshjen.

Dua Lipa mbante një çantë të bukur në dorë, ndërsa po merr gjithnjë e më shumë vëmendje me stilin e saj të ri të flokëve.

Ajo aktualisht ndodhet në Londër pa të dashurin e saj Anwar Hadid, të cilit nuk iu nda për javë të tëra.

Çifti filluan takimet në fund të qershorit, menjëherë pasi Lipa u nda nga ish-i dashuri i saj, kuzhinieri dhe modeli Isaac Carew.

Lexo po ashtu Publikohet lista me të famshmit më të pasur britanikë nën moshën 30 vjeçare, Dua Lipa renditet e 15-ta

Ndërkohë, karriera e Duas po shkon gjithnjë e në rritje.

Krijuesja e hitit “Be the One” raportohet se ka fituar afro 10 milionë euro vetëm gjatë vitit 2018.

Përveç muzikës, bukuroshja me prejardhje shqiptare ka disa kontrata fitimprurëse me kompanitë e mëdha si shtëpia e modës “Adidas”, marka e veturave “Jaguar”, dhe së fundmi, linja e parfumeve “YSL Beauty”. /Telegrafi/

Exit mobile version