Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, para pak ditëve festoi ditëlindjen e 24-të.
Me këtë rast, bukuroshja ka organizuar një festë të madhe, e shoqëruar nga familja, shoqëria dhe i dashuri i saj, Anwar Hadid.
Pas një sërë imazheve që solli me partnerin e ri, këngëtarja e hitit “One Kiss” tregoi dukjen e saj pa makijazh.
E njëjta ka mahnitur fansat edhe pa grim, ndërkohë që ka pranuar komente të llojllojshme pozitive në postimin e publikuar në Instagram.
Ajo akoma është në Malibu, derisa nuk po ndahet për asnjë moment nga vëllai i motrave të famshme, Bella dhe Gigi, Anwar Hadid.
Kjo romancë e Duas pason pas ndarjes nga modeli dhe kuzhinieri, Isaac Carew, me të cilin ishte në lidhje prej vitesh. /Telegrafi/