Site icon Telegrafi

Dua Lipa merr vëmendjen me fotografitë e fundit, teksa pozon me veshjen shumëngjyrëshe

Dua Lipa bëri disa ‘selfie’ të mërkurën, duke zgjedhur një ansambël shumëngjyrësh në veshjen e saj.

Ylli i popit publikoi fotografi të shumta në Instagram me një bluzë jeshile ku shkruhej “Be Happy Be Lucky”.

Ajo gjithashtu kishte një pallto ngjyrë rozë dhe një fund me dantella blu dhe të kuqe, shkruan DailyMail.

Ditë më parë ajo publikoi edhe një fotografi mjaft atraktive para pasqyrës, ku ishte vetëm me të brendshme.

“Liquorice Allsorts”, shkroi Dua si mbishkrim për 59.8 milionë ndjekës në Instagram dhe 7.1 milionë në Twitter.

Këngëtarja fituese e Çmimeve ‘Grammy’ publikoi gjithashtu disa fotografi të qenit të saj.

Dua publikoi albumin e saj të dytë “Future Nostalgia” në mars të vitit të kaluar, në mes të fillimit të pandemisë së coronavirusit.

Suksesi i këtij albumi është pasqyruar me gjashtë nominime në “Grammy Awards”, përfshirë edhe ççmimin për Albumin më të mirë të vitit”. /Telegrafi/

Exit mobile version