Dua Lipa theksoj të brendshmet e saj të zeza me një bluzë me printime dhe dollakë të ngushta jashtë hotelit “The Twenty Two” në Londër të premten (17 qershor).
Krijuesja e hiteve, 26 vjeçe, tregoi figurën e saj mahnitëse në një veshje dypjesëshe që ishte zbukuruar me një printim dollari amerikan.
Dua shtoi një gjerdan në formën e një çizmeje të madhe argjendi kauboj për të çuar më tej pamjen e saj të frymëzuar nga perëndimi.
Artistja përshtati me veshjen një palë çizme stileto deri tek gjunjët dhe me lidhëse dhe kishte veshur një rrip të zbukuruar me flutura.
Këngëtarja la flokët e gjata mbi supet e saj dhe kanalizoi ngjyrat e veshjeve të saj përmes grimit, duke shtuar një rimel të gjelbër me shkëlqim.
Për të kompletuar ‘look’-un e saj, ajo mbante një çantë miniaturë metalike mbi supe të mbuluar me kristale.
Ajo vjen teksa Dua ishte e shtangur me një korset prej sateni dhe një fustan rrjetë me rripa, teksa pozonte për disa foto nga prapaskenat gjatë turneut të saj javën e kaluar.
Ajo dukej sensacionale në veshjen ngjyrë vjollce teksa po përgatitej të futej në skenë në festivalin “Primavera Sound” në Barcelonë.
Kujtojmë që turneu u këngëtares nisi në Amerikë në muajin shkurt, teksa pritet të përfundoj në Perth të Australisë gjatë nëntorit të këtij viti. /Telegrafi/